Pandemia e virusit të Coronës e ka vështirësuar jetën tonë. Ne përpiqemi që ta zvogëlojmë përhapjen e virusit nëpërmjet larjes së shpeshtë të duarve, distancës me njëri-tjetrin, mbajtjes së maskës dhe ajrimit të vazhdueshëm. Por është vetëm vaksinimi që ndihmon në mënyrën më efikase kundër sëmundes.
Për momentin ende nuk ka doza të mjaftueshme të vaksinës për të gjithë. Ndaj dhe qyteti ka përpiluar një listë me radhë të përcaktuar sipas të cilës realizohet vaksinimi i qytetarëve. Kjo radhë është përcaktuar sipas kriterit të rrezikshmërisë së virusit për njerëzit. Në fillim do të vaksinohen më të moshuarit. Më pas radha vazhdon me më të rinjtë.
Qytetarët dhe qytetaret e Schwabach mund të vaksinohen në qendrën e vaksinimit në Schwabach. Vaksinimi është pa pagesë. Vaksinimi tek mjeku i familjes nuk është ende i mundur. Në mënyrë që vaksina ta kryejë plotësisht funksionin e saj, ju duhet të vaksinoheni dy herë.
Përpara vaksinimit ju duhet të rregjistroheni. Vaksinimi pa lënë takimin përkatës nuk është i mundur.
Rregjistrohuni ju lutem në adresën e internetit: www.impfzentren.bayern. Nëse nuk mund të rregjistroheni në këtë mënyrë, ju mund të telefononi në numrin e telefonit të qendrës së vaksinimit të Schwabach. Ky numër është 09122/875410.
Në momentin e rregjistrimit nuk ju jepet data e vaksinimit. Por kur vaksinimi të jetë i mundur, atëherë juve ju dërgohet data e takimit. Ju lutemi të bëni durim. Deri sa të përcaktohet nje datë takimi e lirë për vaksinim mund të kalojnë deri disa javë.
Ju lutemi të informoheni paraprakisht lidhur me vaksinën. Nën linkun e mëposhtëm do të gjeni informacione në gjuhë të ndryshme mbi vaksinimin dhe Covid 19.
www.integrationsbeauftragte.de/ib-de/amt-und-person/informationen-zum-coronavirus
www.integrationsbeauftragte.bayern.de/downloads/
Të dhëna të rëndësishme:
• Për të mundësuar një datë takimi për vaksinimin ju duhet të jepni emrin/mbiemrin, adresën, numrin e telefonit si dhe një adresë E-Mail-i. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për t´ju dërguar datën e caktuar të vaksinimit.
• Qytetarët me sëmundje apo profesione të veçanta do të vaksinohen më parë se të tjerët. Këtë ju mund ta bëni të ditur gjatë kohës kur kërkoni një takim të mundshëm për vaksinim. Kur të jetë radha juaj e vaksinimit ju duhet ta vërtetoni sëmundjen apo profesionin e veçantë nëpërmjet një vërtetimi të mjekut apo të punëdhënësit tuaj.
• Ju lutemi të sillni me vete pashaportën tuaj të udhëtimit apo kartën e identitetit, kartën e vaksinimeve të bëra deri tani dhe të gjitha materialet e tjera që mund të lidhen me shëndetin tuaj si p.sh në rastin e sëmundjeve të zemrës, të diabetit apo listën e mjekimeve që merrni.
Kujdes
Qendra e vaksinimit të Schwabach mund të arrihet vetëm nëpërmjet shkallëve. Nëse kjo përbën një problem për ju, ju lutem të na telefononi në numrin 09122/875410. Së bashku ne do ta gjejmë zgjidhjen më të mirë.
Neu:
Vaksinimi nëpërmjet mjekut të familjes është jo i mundur për momentin, por do të realizohet në të ardhmen. Ju lutem informohuni lidhur me këtë çështje nëpërmjet mediave (gazetë, radio, TV etj).
Në mënyrë që vaksina të japë efektin e duhur ju duhet të vaksinoheni një ose dy herë, sipas llojit të vaksinës që do të bëni.